MENU
klinika

“Broçkulla”

Blerje e votës? Rama: Humbëm 3 mandate nga votat e pavlefshme

29.04.2021 - 20:42

Në të parën intervistë pas fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit, Kryeministri Rama ka bërë të ditur se rezultatin aktual e kishte pritur, madje se forca e tij politike ka humbur edhe 3 mandate nga votat e pavlefshme.

“Ne sot kalkulojmë që kemi humbur 3 mandate nga votat e pavlefshme”, tha Rama duke bërë të ditur se PS e arriti dhe kaloi objketivin për të thyer tavanin e 800 mijëve.

Kryeministri ka mohuar çdo akuzë të ngritur nga partitë opozitare për blerje apo manipulime të votës.

“Këto janë broçkulla. Partitë që kanë humbur, është PD dhe LSI që flasin përçart. Nëse do të shohim edhe në sondazhet që janë bërë publike ka përputhshmëri mes sondazheve dhe rezultatit. Kush të akuzon për diçka që s’e ke  bërë, ose e ka bërë vetë ose do ta bënte në vendin tënd”, u shpreh ai. Në përforcim të argumentit të tij, Rama solli në vëmendje votimin në burgje.

“Është hera e parë në vendin tonë që opozita fiton në burgje të caktuara, ose në të gjitha burgjet ka rezultat normal. Deri në 2017 kuyr burgjet amdinistroheshin nga LSI, rezultatet janë me zero. Dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit imagjino sa mund të jetë pëdorur jashtë”, pohoi Kryeministri./Opinion.al