MENU
klinika

“Debati për taksimin është fals”

Bushati: Që pasuria dhe pushteti të mos përqendrohen në një grusht njerëzish duhet…

14.04.2021 - 19:33

Deputeti i PS-së, Ditmir Bushati, i cili u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë të kësaj force politike, është shprehur se debati në lidhje me taksimin që bëhet nga palët politike është fals.

Bushati deklaroi se Shqipëria ka nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish.

Bushati: Për fat të keq sot dëgjojmë një debat në lidhje taksimin, për mua është debat fals se kryesore janë themelet e shtëpisë sonë dhe më pas mund të mendojmë edhe për dritaren dhe çatinë.

Ne kemi nevojë për ide të reja për ekonominë për të respektuar parimet kryesore të ekonomisë së tregut dhe mos e përqendruar pasurinë dhe pushtetin në një grusht njerëzish, për të çliruar garën në ekonomi, për të çliruar garën në administratë publike.

Mendoj që një pjesëmarrje në zgjedhje të 25 prillit është një garanci për një qeverisje me demokratike pas 25 prillit. Partitë politike kanë në lista kandidatë me integritet dhe është e mundur për të bërë një zgjedhje dinjitoze, e nevojshme për të fuqizuar zërin qytetar që nuk mbaron në 25 prill.