MENU
klinika

Më shumë për të bijën sesa për veten!

Çantat e vajzës së Cardi B kushtojnë sa qimet e kokës!

09.04.2021 - 12:09

Cardi B e ka llastuar në maksimum vajzën e saj Kulture, duke i blerë çantat e koleksioneve të fundit të firmave të ndryshme, që me siguri të gjitha vajzat ëndërrojnë t’i kenë.

Këngëtarja i bleu vajzës së saj 2-vjeçare shtatë çanta të reja, së bashku me bizhuteri dhe pajisje flokësh. Në një postim të fshirë në rrjete sociale, Cardi zbuloi edhe shifrën marramendëse që kishte shpenzuar.

“Kjo është ajo që ndodh kur Zoti më jep vajzën që kam dashur gjithmonë. Unë blej më shumë për të sesa për veten.”- shkroi këngëtarja, duke zbuluar gjithashtu se dhuratat e së bijës kishin kushtuar rreth 29,000 dollarë.

2-vjeçarja dhe nëna e saj e famshme pozojnë herë pas here me veshjet e markave luksoze si, Burberry, Balenciaga dhe Moschino në mediat sociale.

Babai i saj, reperi Offset, u kritikua në korrik për dhuratën e vajzës së tij një çantë rozë Hermès Birkin me vlerë rreth 10,000 dollarë për ditëlindjen e saj të dytë.

Kujtojmë se Cardi B i ka pranuar gjithmonë ndërhyrjet estetike në trupin e saj dhe që duket ndryshe nga më parë. Mirëpo çfarë e ka detyruar reperen të shkojë drejt këtij vendimi?

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Cardi B ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer se të gjithë ndërhyrjet i ka bërë për të rritur besimin tek vetja. Në intervistën për Mariah Carey, reperja është shprehur se për shumë vite është bullizuar për shkak të mënyrës si dukej. Ajo ka treguar se e dinte që sapo të bëhej e famshme do t’i nënshtrohej operacioneve për të ndryshuar.