MENU
klinika

Si një kandidat mund të thyejë herësin dhe të ngjitet në listën fituese?

Celibashi tregon kur mund të përfundojë numërimi

29.04.2021 - 10:39

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Top Channel”, me gazetaren Kristi Gongo u shpreh se procesi i votimit të kandidatëve në të gjithë vendin përfundimisht mund të përfundojë në fund të kësaj jave,se nga fillimi i javës tjetër.

Celibashi: Për kandidatët nga ajo çfarë shohim nga fundi i kësaj jave, ose fillimi i javës tjetër të përfundojë numërimi. Ka patur diskutime, debate sesi do duhet të verifikoheshin disa fletë dhe për faktin se kjo është një mënyrë e re e të të votuarit dhe dilemat kanë qenë të natyrshme gjatë procesit.

I pyetur se si llogaritet herësi dhe si një kandidat që është poshtë vijës së kuqe të listës, mund të ngjitet dhe të bëhet deputet, një ndryshim ky i ardhur si pasojë e Kodit të ri Zgjedhor, Celibashi u shpreh:

“Partia apo koalicioni sjell një listë të renditur nga 1-36, po marrim si shembull qarkun e Tiranës. Pas përfundimit të procesit të votimit partia fiton një numër mandatesh. Fitues janë nga 1-10 po e marr si shembull, por ndonjëri prej tyre që ka marrë më pak vota mund ta humbasë mandatin nëse ndonjë prej kandidatëve të renditur më poshtë se numri 10 ka marrë një numër votash 1 më shumë se mesatarja e votave që ka marrë partia për kandidatët fitues për qarkun e Tiranës. Por theksoj se një kandidat nuk mundet të zëvendësojë një grua edhe nëse ajo ka marrë një numër më të ulët mandatesh.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pastërtia e kandidatëve te parandalimi i blerjes së votave

Ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit

"Angazhohuni në proceset demokratike"

Celibashi apel të rinjve: Merrni pjesë në zgjedhje