MENU
klinika

Sigurimi i jetës

Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj nëse sigurohen nga COVID 19?

23.04.2021 - 10:43

Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë e punëdhënësit për dëmtime apo aksidente që mund të pësojnë punonjësit në vendin e punës.

Ky sigurim ndihmon për të mbuluar shpenzimet e kujdesit mjekësor, shpërblim financiar në rast paaftësie të përhershme apo humbje jete dhe shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti në punë.

Ky sigurim është masiv për punonjësit e ndërtimit, minatorët, punonjësit e fasonerive apo sportistët, të cilët përballen me rreziqe gjatë punës së tyre dhe çdo person tjetër, pasi rreziqet aksidentale janë gjithmonë prezente.

Por, sigurimi nga aksidentet në punë nuk mbulon sëmundjet si COVID 19. Prandaj nevojitet sigurimin Anti-Covid për punonjësit që kanë më së shumti kontakt me klientët, siç janë mjekët, infermierët, farmacistët, operatorët e transportit publik, punojësit e dyqaneve dhe supermarketeve, punonjësit e fasonerive apo ato të bareve e restoranteve.

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron siguracionin AntiCovid, nga i cili në rast se infektohesh me COVID mund të përfitosh shpenzime për medikamentet deri në 20 mijë lekë të reja, përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohesh në shtëpi dhe 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se je i detyruar të shkosh të kurohesh në spital

Me 10 mijë apo 15 mijë lekë në vit, përveç sa më sipër, Siguracioni AntiCovid 19 përfshin edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja.

Ky siguracion mund të blihet nga vetë punonjësit në mënyrë individuale ose nga punëdhënësit për punonjësit e tyre online dhe në të gjithë rrjetin e zyrave të Sigal në të gjithë Shqipërinë.