MENU
klinika

“Nuk është photoshop”

Chrissy Teigen nuk i kursen thumbat për personazhet e njohur

14.04.2021 - 09:25

Chrissy Teigen është një nga personazhet më të diskutuar, sepse qoftë edhe me lëvizjen më të vogël që ajo mund të bëjë përflitet gjithmonë nga fansat. Së fundmi ajo i ka bërë të gjithë për të qeshur teksa ka postuar një foto nga pushimet e saj në një ishull dhe përmes saj ka ironizuar shumë personazhe të njohur. Chrissy shfaqet e veshur në foto me një trupore rozë, teksa fytyrën e ka mbuluar me duar.

“Duket si gabim photoshopi, por është thjesht trupi im”, ka shkruar ajo me shaka përkrah fotos.

Duke qenë se shumë personazhe janë diskutuar këto kohë për përdorimin e photoshopit, ky përshkrim duket si një thumb për ata që nuk tregojnë realitetin në rrjete sociale.

Chrissy është arratisur me pushime së bashku me familjen e saj, por destinacionin ata nuk e kanë zbuluar. Këto pushime vijnë një muaj, pasi Teigen vendosi të fshinte llogarinë e saj në Twitter. Ajo njoftoi se do të hiqte dorë pas një dekade nga përdorimi i Twotter-it, pasi nuk mundet të përballonte gjithë negativitetin në këtë rrjet social.

“Për 10 vite ju keni qenë bota ime. Sinqerisht i kam shumë borxhe kësaj bote që ne kemi krijuar këtu. Shumë prej jush unë i konsideroj si miqtë e mi. Por ka ardhur koha që unë të them mirupafshim. Nuk më shërben më si diçka pozitive, por më shumë si diçka negative dhe mendoj se kjo është koha e duhur që të heq dorë”, u shpreh Chrissy para se të vendoste të fshinte llogarinë e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN