MENU
klinika

Champions League

City fiton me vuajtje ndaj Dortmund, kualifikimi i hapur

06.04.2021 - 22:06

Manchester City ka vuajtur në shtëpi jo pak ndaj Borussia Dortmund mbrëmjen e sotme, por në limite ka arritur të fitojë 2-1. Një rezultat që lë të hapur kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Qytetarët kanë shënuar në minutën e 19-të me Kevin de Bruyne. Belgu ka nisur aksionin me një lëvizje të bukur në mesfushë dhe e ka finalizuar me gol pas asistit të Mahrez. 1-0 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ederson ka dalë nga zona e tij për të kontrolluar topin, por Bellingham ka qenë më i shpejtë se portieri, ka arritur t’ia vjedhë topin dhe ka shënuar me portën e boshatisur.

Megjithatë, arbitri Hategan ka ndalur lojën para se topi të shkonte në rrjetë, duke dhënë një faull në favor të Ederson dhe duke ndëshkuar me kartonin e verdhë kundërshtarin. Minuta ankthi për vendasit.

Por verdhezinjtë kanë shënuar në minutën e 84-t me Reus. Kapiteni ka marrë një pasim të bukur nga Haaland dhe ka mposhtur Ederson me lehtësi. Gjithsesi, Foden në 90’ shënon golin e dytë për Cityn, duke cuar Cityn në avantazh në ndeshjen e kthimit.