MENU
klinika

NBA

Clippers 5 fitore radhazi, Bucks fitojnë me 37 pikë diferencë

12.04.2021 - 09:21

Një ecuri shumë e mirë muajin e fundit për Los Angeles Clippers. Ekipi kalifornian mundi 131-124 Detroit Pistons, pas një ndeshje spektakolare. Për vendasit u dalluan Morris me 33 pikë e George me 32 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Ishte fitorja e pestë radhazi për Clippers, që po tentojnë të arrijnë vendin e dytë, por në krahun tjetër duhet të mbrojnë vendin e tretë në Perëndim nga Denver Nuggets, që humbi në shtëpi 87-105 me Boston Celtics. Të gjithë titullarët e Celtics realizuan mbi 10 pikë.

Pas tri humbjeve radhazi, Milwaukee Bucks rikthehet te fitorja, duke e bërë këtë me një diferencën të frikshme me rivalin, 37 pikë. Bucks mposhtën në transfertë 124-87 Orlando Magic. Middleton me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërkohë që sërish mungoi Antetokounmpo, i dëmtuar.

Ekipi i San Antonio Spurs mposhti 119-117 Dallas Mavericks në derbin teksan. Një sukses i minutës së fundit, ku u dallua DeRozan me 33 pikë, mbështetur edhe nga Murray me 25 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN