MENU
klinika

Norvegjezi në merkato

“Çmendet” Raiola: Paga e Haaland, 35 mln euro në sezon!

16.04.2021 - 15:52

Erling Haaland është më i lakuari së fundmi në merkato, teksa vlera e tij ka shkuar mbi 100 milionë euro. “A doni Haaland? Vendosni në pjatë një pagë prej 35 milionë euro neto në sezon”.

Kjo është ajo që, sipas raportimit nga ‘Goal.com’, Mino Raiola dhe babai i Erling Braut Haaland i thanë një klubi të Premier League që ditët e fundit i është drejtuar qendërsulmuesit të Borussia Dortmund duke e joshuar për t’u transferuar…

Më shumë se Cristiano Ronaldo dhe madje edhe më shumë se Neymar, sulmuesi norvegjez ka pretendime shumë të rëndësishme ekonomike për të ardhmen e tij dhe midis verës së ardhshme dhe asaj të vitit 2022, kur mund të përdoret klauzola prej 75 milion eurosh, ai do të përpiqet të rrëmbejë një kontratë të nivelit të lartë.

Të gjitha klubet më të rëndësishme janë në gjurmët e tij, nga Real Madrid te Bayern, duke kaluar nëpër Barcelona dhe Premier League… Sidoqoftë, nëse kërkesa për rekrutim mbetet kjo, duke llogaritur edhe paratë që do të përdoren për ta blerë nga Dortmund, operacioni i Haaland është i vështirë në këto kohë pandemie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN