MENU
klinika

Trashësia në zonat malore arrin deri në 17 cm!

Dëbora zbardh qarkun e Korçës në këtë fillim prilli

08.04.2021 - 10:11

Bora ka zbardhur juglindjen e vendit në këtë fillim prilli.

Reshjet e borës kanë filluar prej mesnatës së djeshme thuajse në gjithë qarkun e Korçës.Reshjet vijojnë ende të jenë prezent, por aktualisht intensiteti i tyre është i dobët. Trashësia e borës në zonat fushore shkon nga 2-5 cm ndërsa në zonat malore nga 10 -17 cm siç është edhe fshati turistik i Dardhës, Qafa e Qarrit etj.

Nuk raportohen probleme, por drejtuesve të mjeteve iu bëhet  thirrje të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë se madhe në rruge. Firmat kontraktore ndodhen në terren duke punuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërkohë është liruar qarkullimi i mjeteve në Qafën e Llogarasë, pas trafikut të bllokuar mëngjesin e sotëm për shkak të ngricave në rrugë