MENU
klinika

Shoferët të papërgatitur

Vështirësohet qarkullimi në disa akse!

08.04.2021 - 10:07

Edhe pse jemi në pranverë, zonat malore të vendit janë mbuluar nga dëbora, madje në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Kështu, sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur reshje dëborë në Kukës edhe Fushë-Arrëz.

Sipas ARRSH qarkullimi i mjeteve vazhdon normalisht, ndërsa mjetet borë pastruese vazhdojnë punën për pastrimin e aksit.

Reshje ka pasur edhe në jug dhe juglindje, ku drejtuesit e mjeteve në qafën e Llogarasë janë kapur të papërgatitur.