MENU
klinika

Pronësia industriale

Denaj: Regjistrimi i markës rrit konkurrencën e ndershme

12.04.2021 - 12:27

Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një takim informues për biznesin mbi pronësinë industrial të organizuar nga drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në qytetin e Sarandës duke vlerësuar rëndësinë e regjistrimit të markës dhe patentës së një produkti apo biznesi, si një hap i parë në rritjen e konkurrencës së ndershme në treg.

“Unë do të doja që produkti shqiptar nga #hashtag tek kafeneja, tek kremi i duarve, tek një markë tjetër prodhimi, tek një reçel, të ketë një markë, e cila jo vetëm thotë emrin e personit që e ka krijuar atë që në momentin që vendosi emrin e biznesit, që buroi nga zemra, por në vetvete ka menduar sesi do ta çojë atë jo vetëm tek tregu, por deri tek perceptimi i secilit qytetar që do ta blejë”, u shpreh Ministrja.

Drejtoresha e Përgjithshme e DPPI, Ledina Beqiraj, duke iu shpjeguar bizneseve procedurat e regjistrimit, u shpreh se si çdo pronë tjetër, e luajtshme apo e paluajtshme duhet të mbrohet, sepse nëse ju nuk e mbroni, nuk keni një akt që tregon se jeni mbajtës të saj dhe atëherë nuk mund të kërkoni mbrapsht benefitet që vijnë nga mbrojtja.

Sipas njoftimit që nga muaji korrik 2020 tashmë Drejtoria e Pronësisë Intelektuale është bërë pjesë e E-albania, ku biznesi mund të aplikojë direkt pa qenë nevoja për tu paraqitur fizikisht pranë DPPI.

“Shqipëria që prej vitit 1993 është shtet anëtare e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe çdo vit nga kjo organizatë lançohet një slogan i dedikuar dhe për këtë vit slogani është “Biznesi tek Pronësia Intelektuale”, shkruhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN