Partia Socialiste (55.21%) toi qarkun Elbasan me rreth 28 mijë vota diferencë nga Partia Demokratike (37.06%), teksa Lëvizja Socialiste për Integrim (4.41%) përgjysmoi votat duke mos marrë asnjë mandat– kliko këtu për të parë hartën interaktive të rezultateve.
Katërmbëdhjetë mandatet e qarkut Elbasan ndahen si më poshtë:
Teksa Taulant Balla rezultoi kandidati më i votuar në rang vendi, Luçiano Boçi rezultoi i vetmi kandidat nga PD që mundi të thyejë herësin dhe të marrë mandatin e deputetit. Ai ia mori vendin kryetarit të PD-së Elbasan Eugen Isai.
Kjo është lista paraprake e kandidatëve që kanë fituar mandatin për Elbasanin, pasi KQZ nuk e ka certifikuar ende rezultatin në pritje të kontestimeve që mund të shfaqin grupe të ndryshme politike.