15.04.2021 - 06:52
Kryeministri Edi Rama e nis këtë të enjte me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës. Përbri videos, Rama shkruan se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, ndërsa shton se deri dje aty ishte një turp publik me kioska e me ferra.
Më tej, kryeministri deklaron se vendi po del nga tuneli i pandemisë dhe do bëhetë akoma më shumë për Vlorën e krejt Shqipërinë.
Mesazhi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Si do të transformohet
“Unaza e Re”/ Rama publikon projektin
"Parazitë, hipokritë dhe smirëzinj"