25.04.2021 - 15:53
Burrë e grua janë dhunuar me karrige e sende të forta në kokë nga një vëzhgues i PD, duke shkaktuar gjakosjen e çiftit të bashkëshortëve.
Mësohet se çifti u dërguan në spital pasi kanë marrë dëmtime në kokë dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Duke folur për mediat, i dhunuari tha se e gjitha ndodhi për shkak se anëtarët e Qendrës së Votimit nuk kanë lejuar nënën e tij të votojë.
Çfarë ndodhi?
I dhunuari: Ata të qendrës na dhunuan, arsyeja për nënën do votonte nëna e nuk e lejuan në moment e shtynë plakun e goditën edhe mua, autorët janë djemtë e kryeplakut. Me karrige me sende të forta
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Shqiptarët të votojnë të lirë”