MENU
klinika

“Dëgjova një shpërthim dhe më pas…”

Digjet makina e kreut të grupeksionit të PD në Vaun e Dejës

18.04.2021 - 11:13

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike ne Shelqet të bashkisë Vau i Dejës.

Ariston Drini në pronësi të të cilit është mjeti tip fuoristradë Ford ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 te mëngjesin të sotëm.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marre dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar te kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave te hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN