Mario Draghi ka zemëruar Turqinë duke e quajtur presidentin e saj Rexhep Tajip Erdogan “një diktator” dhe duke e akuzuar atë për poshtërimin e presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë një vizite diplomatike në Ankara këtë javë.
Kryeministri i Italisë kritikoi Erdoganin për një incident ku von der Leyen u la në këmbë ngushtë ndërsa presidenti turk dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, u ulën në dy kolltuqe.
“Unë absolutisht nuk jam dakord me sjelljen e Erdogan ndaj presidentit von der Leyen”, tha Draghi.
“Unë nuk mendoj se ishte sjellje e përshtatshme dhe më erdhi keq për poshtërimin që duhej të vuante von der Leyen.”
Draghi më pas ndoqi komentet e tij duke e quajtur presidentin turk “një diktator”, por mbrojti angazhimin e vazhdueshëm diplomatik të BE me Ankaranë.
“Me këta diktatorë – le t’i quajmë ata si janë – duhet të jemi të sinqertë në shprehjen e larmisë së pikëpamjeve dhe vizioneve të shoqërisë”, tha ai.
“Njeriu gjithashtu duhet të jetë i gatshëm të bashkëpunojë për të siguruar interesat e vendit të vet. Duhet gjetur ekuilibri i duhur. ”
Ministria e jashtme e Turqisë tha se kishte thirrur ambasadorin italian në Ankara për “deklaratat e papranueshme” të Draghi.
Faruk Kaymakci, i cili është zëvendësministri i punëve të jashtme të Turqisë, si dhe drejtori për çështjet e BE, informoi ambasadorin se Erdogan “ishte një udhëheqës i zgjedhur me më shumë vota” dhe Turqia dënoi ashpër fjalët e Draghi.
Ai tha se Turqia priste që “vërejtjet ekstreme dhe të shëmtuara të papërshtatshme” të një aleati të tërhiqeshin menjëherë.
Kaymakci gjithashtu tha se incidenti ishte “i pakuptimtë dhe me qëllim të keq”, që synonte të minonte një axhendë pozitive midis Turqisë dhe BE-së, të cilat po kërkojnë të lëvizin përpara pasi tensionet u rritën vitin e kaluar mbi shpimet turke për gaz në ujërat e Mesdheut lindor e njohur ndërkombëtarisht se i përket Greqisë dhe Qipros.
Komentet e Draghi shënojnë ndërhyrjen e dytë të fuqishme diplomatike për ish-presidentin e Bankës Qendrore Evropiane në vetëm nën dy muaj që kur u kërkua nga presidenti i Italisë të bëhet kryeministër dhe të drejtojë një qeveri të unitetit kombëtar gjatë krizës së vendit Covid-19.
Në fillim të marsit, Italia bëri një kërkesë në BE për të bllokuar eksportin e një grumbulli vaksinash AstraZeneca në Australi, në ndërhyrjen e parë që kur BE vendosi rregullat mbi dërgesat e vaksinave jashtë bllokut.
Përkthyer dhe përshtatur nga Financial Times/ konica.al