MENU
klinika

BE nis bisedimet me Turqinë

Diplomatët europianë ia thonë hapur Erdoganit: Ne do të…

06.04.2021 - 17:30

“Dënimi i plotë ndaj çdo veprimi që do të prekte Greqinë dhe Qipron, si Shtete Anëtare të Bashkimit Evropian”, kështu u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, në takimin që patën, ditën e sotme, me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Dy Presidentët theksuan se BE dëshiron dialog me Turqinë, për sa kohë sa Ankaraja respekton interesat e 28 vendeve anëtare të BE-së, të cilat do t’i mbrojnë në çdo mënyrë.

“Ne diskutuam çështje të politikës së jashtme dhe veçanërisht çështjet e politikës rajonale, të tilla si situata në Libi”, tha von der Layen. Sipas saj, të gjithë luftëtarët e huaj duhet të largohen nga territori i Libisë dhe në të njëjtën kohë Bashkimi Evropian ka një interes strategjik në zhvillimin e bashkëpunimit dhe një marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Turqinë.

“Jam thellësisht i shqetësuar që Turqia është tërhequr nga Konventa kundër dhunës ndaj grave. Ka të bëjë me mbrojtjen e grave dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Dhe kjo është padyshim një sinjal i gabuar tani. Bashkimi Evropian nuk do të hezitojë kurrë të tregojë zhvillime të mëtejshme negative dhe kjo vlen gjithashtu për veprimet e njëanshme kundër Shteteve Anëtare të BE, të tilla si Greqia ose Qipro”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të tre udhëheqësit adresuan gjithashtu çështje në lidhje me rrjedhën e paligjshme të emigrantëve në BE, trajtimin e krizës shëndetësore dhe mbrojtjen e të drejtave individuale.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentja e Këshillit Evropian gjithashtu biseduan me Presidentin Erdogan për çështjen kryesore me të cilën përballet aktualisht BE, e cila është çështja e imigracionit të refugjatëve.

Sipas tyre, BE pret që Ankaraja të përmbushë angazhimet e saj, që do të thotë se Brukseli nuk dëshiron të shohë refugjatë dhe emigrantë të kalojnë përsëri kufirin grek pa kontroll, dhe në të njëjtën kohë BE kërkon rifillimin e kthimit të të gjithë emigrantëve në Turqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diplomati europian: Do jetë proces i vështirë!

Nesër pritet të nisin bisedimet BE-Turqi