MENU
klinika

Flasin shkencëtarët

Dita e Tokës: çfarë na mësoi pandemia

22.04.2021 - 13:29

            Di ta vërejë të bukurën, vetëm kush e gjen atë brenda vetes – Gustav Klimt

Që prej vitit 1970, Dita Botërore e Tokës festohet më 22 prill. Një përvjetor i shpallur fillimisht në Shtetet e Bashkuara, me qëllim ndërgjegjësimin e problemit mjedisor. Qëllimi i Ditës së Tokës është të festojmë dhe nxitim veprime dhe sjellje me synimin ruajtjen e planetit./Konica.al

Si sot një vit, në prillin e kaluar, në 50-vjetorin e Ditës së Tokës, bota ishte mbërthyer nga izolimi i karantinës, ngadalësimi ekonomik dhe pezullimet e udhëtimeve, që përcaktuan valën e parë të pandemisë Covid-19. Edhe tani, me shpërndarjen e vaksinave, virusi vazhdon të ndikojë në jetën tonë të përditshme, numri i të sëmurëve vazhdon të rritet: 3 milionë të vdekur dhe më shumë se 140 milionë raste në të gjithë botën. Kriza më e rëndë e shëndetit publik në një shekull solli mirëkuptimin që duhet të kemi karshi planetit dhe vendin që zëmë në pëlhurën e brishtë të jetës përgjatë tij. Mes kaq pikëllimi, humbjeje dhe pasigurie, kriza e biodiversitetit ritmoi me hapa të shpejta gjatë vitit të kaluar, duke u shndërruar në një temë primordiale në skenën botërore. Edhe kriza e klimës u përkeqësua: shpërthyen zjarre, ekosistemet u ndotën edhe më shumë se ç’ishin. Njëherazi, zvogëlimi dukshëm i aktivitetit njerëzor i nxitur nga pandemia, ajo që disa ekspertë e kanë quajtur “Antropauza” , u dha mundësi shkencëtarëve dhe studiuesve ta vëzhgonin botën natyrore, si kurrë më parë.

Më poshtë, po citojmë 9 çëshjte shqetësuese, intriguese dhe shpresëdhënëse, që mësuam rreth planetit nga Dita e fundit e Tokës.

  1. Pamë se sa shpejt mund të ulet ndotja e zhurmës në oqean dhe sa shumë e ndihmon kjo jetën nënujore.

Për një çast, pranverën e kaluar, në oqeane gjërat u qetësuan tej mase. Ulja e aktivitetit njerëzor, që erdhi me pandeminë, rezultoi në zvogëlime drastike dhe të vullnetshme të zërit që zhvilluan gamën nënujore: nga ulja e zhurmës së flotave, burimi mbizotërues i ndotjes së zhurmës në oqean të bërë nga njeriu, në ulje të rekreacionit dhe turizmit. E gjithë kjo papritmas pushoi.

  1. Një studim i ri zbuloi se Amazona, ka të ngjarë ta ngrohë dhe jo ta freskojë planetin.

Pylli tropikal më i madh dhe më i pasur me specie në botë, Amazona, është shtëpia e miliarda pemëve që jo vetëm ofrojnë strehimin e një larmishmërie organizmash, por ruajnë dhe thithin gjithashtu një sasi të madhe të dioksidit të karbonit. Teksa Amazona vijon të thithë ngarkesa të CO2, aktivitetet njerëzore në basen, si shpyllëzimet, po rrisin emetimet e CO2 dhe gazrave të tjerë serë më të fuqishëm, si metani dhe oksidi i azotit nëpër basen.

  1. U zbulua një tufë speciesh të reja

Në një klohë kur njerëzit kanë lënë gjurmë anekënd Tokës, ne kemi zbuluar vetëm një pjesë të vogël të specieve që e popullojnë atë. Në të vërtetë, ajo pjesë mund të jetë më e vogël se 1 përqind. Mrekullisht, jo të gjitha speciet janë mikrobe dhe insekte të vogla, përkundrazi janë gjithashtu peshq, hardhuca, lakuriq nate, madje dhe balena. Po, po, edhe gjitarët gjigantë mund t’u shmangen shkencëtarëve.

  1. Kemi një pamje shumë më të qartë, se, sa kafshë të egra po zhduken

Shifrat nuk janë aspak pozitive. Në shtator, “World Wildlife Fund” (Fondi Botëror i Kafshëve të Egra) botoi raportin, që tregon se popullsia globale e disa grupeve të kafshëve, përfshirë gjitarët dhe zogjtë, janë ulur me gati 70 për qind në 50 vitet e fundit për shkak të aktivitetit njerëzor./Konica.al

  1. Mbrojtja e bimëve dhe kafshëve varet nga industria e lulëzuar e ekoturizmit

Në ditët e para të pandemisë, meme e famshme “Natyra po shërohet” la në hije një realitet më të errët në shumë pjesë të botës: Ndërsa udhëtimi ndaloi, ndaluan po ashtu edhe të ardhurat e turizmit për botën e egër, duke vënë në rrezik orvatjet për ruajtjen e kësaj bote.

  1. Studiuesit zbuluan më shumë prova, se sistemi kryesor i rrymave oqeanike po dobësohet. Grafikët që tregojnë ndryshime në temperaturën e oqeanit, zakonisht me kalimin e kohës zbulojnë një prirje: oqeani po nxehet. Veçse ka një përjashtim kritik, në pjesën e poshtme të Grenlandës qëndron një copë e madhe uji që po ftohet. Kjo copë toke i ka shqetësuar shkencëtarët, sepse mund të jemi pranë pikës cak për klimën.
  2. Asteroidi që vrau dinosaurët mund të ketë shkaktuar ngrohjen e pyllit të Amazonës

Asteroidi masiv që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë, njihet më së miri për zhdukjen e dinosaurëve, por po ashtu transformoi ekosisteme të tëra. Sipas një studimi të botuar së fundmi në “Science”, mund të ketë shkaktuar edhe ngrohjen e pyllit të Amazonës. Gjetja bazohet në analizën e rreth 50,000 të dhënave fosile të polenit dhe 6,000 të dhënave të fosileve në Kolumbi, para dhe pasi asteroidi u përplas në atë që tani njihet Gadishulli Jukatan i Meksikës.

  1. Një përmbledhje e më shumë se 300 studimeve tregoi, se shkalla e shpyllëzimit është më e ulët në tokat autoktone.

Lëvizja globale e ruajtjes po vë në jetë planin për të ruajtur 30 për qind të Tokës, deri në 2030 – një nismë e njohur si 30 me 30 – dhe gjithnjë e më shumë, duke bërë thirrje që komunitetet indigjene të jenë thelbësore në atë përpjekje.

  1. Zjarret e mëdha mund ta kthejnë qiellin në portokallinë apokaliptike.

Nëse do të kishte një ditë në vitin 2020 që përcaktonte emergjencën e klimës, mund të ishte 9 shtatori, kur qielli mbi San Francisko mori ngjyrë portokalli. Erërat e forta e zhvendosën tymin nga zjarret që flakëronin në të gjithë Kaliforninë në atmosferën mbi qytet. Grimcat e blozës përvetësuan ose reflektuan dritën blu të diellit, duke lejuar që të kalonte vetëm drita portokalli./Konica.al

Çfarë ndryshimi bën një vit, vërtet!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shajarat-al-Hayat: Nga Zanafilla në Zbulesë

“Pema e jetës” ekziston… Rritet në shkretëtirë!