MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Djersij më shumë seç duhet, a kam probleme me zemrën?

04.04.2021 - 09:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Djersij më shumë seç duhet, a kam probleme me zemrën?

Mjeku: Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për funksionimin normal të trupit dhe organeve. Vitamina D është thelbësore për shëndet të mirë, sistem imunitar të fortë dhe shëndetin e kockave.

Ja disa nga simptomat më të zakonshme që shfaq mungesa e vitaminës D në trup:

Probleme me kockat: kjo është simpoma më e zakonshme që shfaqet tek personat që kanë nungesë të vitaminës D në trup. Mungesa e theksuar e kësaj vitamine çon deri në deformim të kockave.

vajzeProbleme me zemrën: ka një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe problemeve me zemrën dhe frymëmarrjen. Mungesa e vitaminës D çon në nivel shumë të lartë të kalciumit në arterie, gjë e cila mund të çojë në goditje, diabet dhe hipertension.

Djersitje e tepërt: kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë djersitje më tepër se zakonisht.

Ndjesi të shpeshtë trishtimi: studimet kanë treguar se ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes sasisë së vitaminës D që merrni dhe ndjesisë së lumturisë gjatë ditës. Nëse trupi nuk merr mjaftueshëm vitaminë D (D3) mund të shkaktojë ndjenjë trishtimi, depresioni dhe rritje të dëshirës për ushqim.

Presion i lartë i gjakut: mungesa e vitaminës D shkakton bllokim të arterieve dhe për pasojë rrit presionin e lartë të gjakut.

Sistem i dobët imunitar: kjo është simptoma më e zakonshme e mungesës së vitaminës D. Mangësia e kësaj vitamine ju shkakton ndjesi lodhje të vazhdueshe dhe këputje.

Mungesa e vitaminës D shkakton tkurrje të muskujve gjithashtu.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN