MENU
klinika

“Billboard Music Awards 2021"

Dua Lipa nominohet në katër kategori

30.04.2021 - 15:46

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është personfikimi i fjalës sukses. Ajo na ka bërë të gjithëve super krenarë me arritjet e saj dhe duket se s’di të ndalet asnjëherë.

Në Spotify, Dua është këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën, duke lënë pas emra shumë të njohur.

E dini suksesin e saj të radhës? Ajo është nominuar në katër kategori në “Billboard Music Awards 2021”:

“100 artistët më të mirë”.

“Kënga më e mirë radio”.

“Artistja me këngën më të mirë në radio”.

“Artistja më e mirë femër”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i saj, Dukagjin Lipa.

Së fundmi, Dua ka marrë pjesë në eventin për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

Në këtë festë, këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dua nuk veshi vetëm një fustan për mbrëmjen, por dy të punuar nga “Balenciaga”. Fustani i parë ishte shumë i ndritshëm dhe e kishte shoqëruar me bizhuteri të njëjta dhe një palë këpucë të bardha. Ndërsa fustani i zi ishte në ngjyrë të zezë, që ishte i ngushtë deri në pjesën e këmbëve dhe poshtë vinte i fryrë.

Pas performancës që u pëlqye shumë nga publiku, Dua Lipa ka shkruar dy fjalë për artisten. Ajo ka falenderur John që e zgjodhi për të kënduar përkrah tij në eventin, që mblodhi më shumë se 2 milionë paund për kauzën e madhe.

“I dashur Elton, faleminderit që më zgjodhe mua për të performuar përkrah teje ditën e djeshme. Një nder i vërtetë dhe një ëndërr e bërë realitet që performova me ty për një kauzë kaq të jashtëzakonshme. Vazhdoj të buzëqesh nga veshi në vesh dhe nuk do e harroj kurrë këtë moment, veçanërisht që këndova me ty Bennie and The Jets dhe Love Again. Të dua!!!”, ka shkruar Dua për Elton John.