MENU
klinika

Letrat e pabotuara...

E abuzuar nga e ëma dhe bashkëshorti, të fshehtat e divës

13.04.2021 - 16:40

         E adhuruar nga audienca në të gjithë botën, por jeta e saj ka qenë gjithçka përveç se një ëndërr. Maria Callas, kishte pasur një jetë më tragjike nga sa ishte menduar më parë.

Për ta zbuluar atë, janë disa letra të pabotuara, që janë bërë më në fund publike në librin ”Casta Diva: Jeta e fshehur e Maria Callas”, shkruar nga Lyndsy Spence.

Nga korrespondenca e pabotuar, që ndodhet në duart e kësaj autoreje, flitet për abuzime dhe dhunë fizike, një martesë e komplikuar me Giovanni Battista Meneghinin dhe hijet e marrëdhënies me dashurinë e saj të madhe, Aristotel Onasis, i cili e braktisi për Jackie Kennedy.

Spence zbuloi marrëdhënien e vështirë të Callas me nënën, e cila ishte përpjekur ta bënte prostitutë gjatë luftës, me ushtarë gjermanë.

Në një letër drejtuar sekretarit të saj, sopranoja më pas rrëfeu se, Meneghini i plaçkiti më shumë gjysmën e parave.

“Isha budallaqe që e besova dhe ende më mundon kjo”, – thotë Callas.

Ndërsa Onasis, në më shumë se një rast e kishte droguar, kryesisht për arsye seksuale.

Callas vdiq vetëm 53 vjeçe, në 1977 dhe nga materiali i pabotuar, i mbledhur nga Spence, del gjithashtu informacioni i ri mbi problemet e saj shëndetësore, që ndikuan në performancën artistike në vitet ’60.

Me sa duket, ajo vuante nga një sëmundje neuromuskulare, që i shkaktoi edhe humbjen e zërit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryevepra e Georges Bizet

TKOB rikthen Operën “Carmen”

Nga Valerio Magrelli

PPP: Politika, pelikula, poezia


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit