MENU
klinika

“Gëzuar Pashkët nga Fieri”

Edi Rama e nis ditën me një mesazh urimi për besimtarët

04.04.2021 - 07:34

Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët për Ditën e Pashkëve.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale një foto të vezëve me ngjyra që janë simbol i Pashkëve, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.

4 prilli 2021 është dita e Pashkës së Madhe. Sipas Besëlidhjes së Re, është kremtimi i ringjalljes së Krishtit tri ditë pas kryqëzimit të tij.

Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit. Gjatë meshës ku kremtohet ngjallja e Krishtit besimtarët i thyejnë vezët me njëri-tjetrin, si për të treguar fitoren e jetës mbi vdekjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN