MENU
klinika

Deputet i Durrësit apo i Vlorës?

Edi Ramës i duhet të zgjedhë mes “njerëzve të nënës dhe të babës”

30.04.2021 - 11:44

Risia e Kodit Zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit ishte fakti që krerëve të partive politike u lejohej të garonin për deputet në më shumë se një qark.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të garonte në dy qarqet e rëndësishme me qytetet bregdetare, Durrës dhe Vlorë, ku pozicionohej i 8-ti në listë.

Tanimë që procesi i numërimit të votave ka përfunduar kryeministrit i duhet të zgjedhë nëse në legjislaturën e re do të përfaqësojë Durrësin apo Vlorën. Të paktën në vota, kreu i qeverisë duket më i preferuar në Durrës ku ka marrë 15871 vota, ndërsa në Vlorë 11412.

Më herët gjatë fushatës shefi i ekzekutivit deklaroi se ai do të mbajë mandatin në atë qark që do të votohet më shumë. Gjatë një dreke me peshk e karkaleca, ku ishte i pranishëm edhe biznesmeni Gjergj Luca, Rama u shpreh: “S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju! Pastaj varet ku do rri te njerëzit e nonës apo te njerëzit e babës!”.

Nëse Rama zgjedh të jetë deputet i Durrësit, atëherë automatikisht mandatin e tij në Vlorë, e merr kandidatja e renditur pas tij në listë, Teuta Ramaj, që ka grumbulluar 1738 vota preferenciale.

Votat e Ramës në Durrës

Votat e Ramës në Vlorë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lista e kryetarëve përballë listës së qytetarëve!

Si do ndryshonte Parlamenti i ri nëse zgjedhja e deputetëve do t’u lihej votuesve