MENU
klinika

Së shpejti nënë për herë të tretë

Emina Çunmulaj zbulon gjininë e bebushit në mënyrën më të bukur

12.04.2021 - 09:47

Emina Çunmulaj shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja shqiptare përmes një fotografie të ëmbël me dy vajzat e saj, Mia Soraya dhe Ella Faria. Ajo ka pozuar me vogëlushet dhe të trejja mbajnë veshur një trupore të zezë, që i zbulon Eminës barkun e rrumbullakosur. Përmes veshjes, Emina ka zbuluar edhe gjininë e bebushit.

Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhet në truporet e vajzave, që do të thotë se Emina është në pritje të një djali.

Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, ka shkruar Emina përkrah fotos.

Menjëherë ajo ka marrë qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh. Kujtojmë se prej shumë vitesh, Emina jeton në Amerikë, ku ka krijuar familjen e saj me biznesmenin, Sam Nazarian. Ndërkohë para pak javësh familja festoi 5-vjetorin e lindjes së vajzës më të madhe, Ella Faria. Emina ndau në rrjete sociale disa foto shumë të ëmbla nga ardhja në jetë e vogëlushes dhe i bëri një dedikim emocionues.

“Vogëlushja ime Ella Faria. Sot ti bën 5 vjeçe dhe më kujtohet si dje kur mund të të mbaja me një dorë. Të të shoh ty teksa formohesh si një njeri kaq i ëmbël dhe i kujdesshëm më kujton nënën time. Si të ishe një dhuratë për mua, pasi ajo më la. Faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Një ditë që nuk do e harroj kurrë. Ndjenja më e bukur, Ella Faria që erdhi tek ne. Lot gëzimi dhe bekime”, shkroi Emina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN