MENU
klinika

Corriere della Sera

Eremiti braktis ishullin, pas 32 vjetësh: U dashurova…

27.04.2021 - 17:24

        “A jam i lumtur që po largohem prej këtu?” Jo, nuk jam. Një gjë më ngushëllon, sidoqoftë: U dashurova me C. dhe vitet e fundit, i kam kaluar duke folur me të në telefon. Mbase pas kësaj goditjeje të fundit të fortë, do ta fillojmë jetën së bashku ”.

Mauro Morandi mbërriti në ishullin Budelli, në 1989-ën, me një katamaran blerë me disa miq, për në Polinezi. Ishte pesëdhjetë vjeç asokohe, sot 82. Pas më shumë se tridhjetë vjetësh, “Robinson Kruzoja italian” bën gati valixhet:

Kam luftuar për shumë kohë, kundër atyre që duan të më largojnë – thotë ai. – Gjithmonë kam pasur mbështetje, por tani jam i lodhur dhe po iki, me shpresën se në të ardhmen, Budellin do ta mbrojnë siç bëra unë, për një kohë të gjatë të jetës».

Në atë ishull, Morandi, ish-mësues i edukimit fizik, ka kaluar në vetmi verën dhe dimrin, si banori i vetëm i atyre 1.6 kilometrave katrorë, pranë Plazhit të Kuq, parajsës së mbyllur për varkat e turistët.

Për vite me radhë, ai ishte udhërrëfyesi, por mbi të gjitha roja i kujdeshëm për zjarret, apo depërtimit në ishull. Ditët, për të kishin një ritëm mëse ngadaltë: ora me zile, ushtrimet fizike, shëtitja duke mbledhur mbeturinat që sjell deti, kontakti me natyrën, të gjitha nën një moto: “Secili ka vendin e tij në botë dhe imi është ky”