MENU
klinika

Premier League, Java 32

Everton dhe Tottenham frenojnë njëri-tjetrin

16.04.2021 - 22:02

Everton dhe Tottenham kanë frenuar njëri-tjetrin në javën e 32-të të Premier League në barazimin 2-2 mes tyre në Liverpool. Të dyja skuadrat tashmë kanë shanse minimale për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e 27-të me të përhershmin Harry Kane, i cili është bërë lojtari i parë i kampionatit anglez që arrin në 20 gola në këtë sezon. Kundërpërgjigjja e Toffees nuk ka vonuar dhe ka ardhur katër minuta me një penallti perfekte të Sigurdsson.

Edhe pjesa e dytë ishte e luftuar dhe u shënuan dy gola të tjerë për secilin ekip, për ironi të fatit, të njëjtët autorë, me të vecantën që Sigurdsson shënoi më parë kësaj here (62’), ndërsa Kane u kundërpërgjigj në 68’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN