MENU
klinika

ifton të votojnë për PD-në dhe Bashën e jo për veten e tij

Gjekmarkaj video-mesazh ndryshe për qytetarët

23.04.2021 - 10:22

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Lezhës, Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një video-mesazhi u bën thirrje qytetarëve të votojnë masivisht më 25 Prill.

Në fjalën e tij Gjekmarkaj thekson se “Lezha, Mirdita dhe Kurbini mund të përfaqësohen duke u ngritur në lartësinë e historisë dhe jo duke u përkulur në banalitetin e korrupsionit të Edi Ramës”.

Ndër të tjera ai thekson se të gjithë duhet t’i shërbejnë Shqipërisë duke votuar, pasi kështu mund t’i shërben familjes dhe vetes së tyre.

Gjekmarkaj në mesazhin e tij ka kërkuar nga qytetarët të votojnë PD-në dhe Lulzim Bashën duke shënuar numrin 9 në fletën e votimit.

“Lezha e “Besëlidhjes” e Gjergj Kastriotit, Lezha e Fishtës, Lezha e At Zef Pllumbit, Lezha jonë, Lezha ime, më ka dhënë mua gjithçka. Është momenti për ti kthyer asaj dinjitetin, krenarinë dhe shpresën për një jetë më të mirë në vatrën tonë dhe jo më me sytë nga emigracioni. Lezha, Mirdita dhe Kurbini mund të përfaqësohen duke u ngritur në lartësinë e historisë dhe jo duke u përkulur në banalitetin e korrupsionit të Edi Ramës.

Unë jam pedagog, një intelektual kritik në politikë dhe jo një politikan klasik. Unë do të mbetëm i tillë në emër të vlerave me të cilat ju me keni mëkuar. Votoni numri 9, votoni ndryshimin e madh. Shqipëria ka nevojë për ty sot!.

Banorët e Lezhës, banorët e Mirditës, banorët e Kurbinit për të gjithë ju bashkëkombas shqiptar. Shërbejini asaj, shërbejini familjes tuaj shërbejini vetes. Më 25 Prill është dita e ndryshimit, votoni Partinë Demokratike votoni Lulzim Bashën, votoni numrin 9, votoni masivisht, votoni për të ardhme tuaj dhe të fëmijëve tuaj”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama i frikësuar nga humbja në zgjedhje”

Gjekmarkaj: Basha po bën fushatë moderne, por ka vështirësi në…