MENU
klinika

Disiplina snooker

Goditja më spektakolare në bilardo

14.04.2021 - 16:04

Të gjithë ata që kanë luajtur apo luajnë bilardo e dinë se sa e vështirë është të marrësh një bilë me spond. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur bëhet fjalë në disiplinën e snooker, ku fusha është shumë më e madhe. Por së fundmi është bërë virale një gjuajtje spektakolare.

Louis Heathcote e bëri këtë mrekulli me një nga gjuajtjet më të mira të karrierës dhe padyshim edhe një nga realizimet më të bukura që ka parë disiplina e snookerit. Bilardisti nga Leicester, i 67-i në renditjen botërore, duhej minimalisht të prekte bilën e verdhë, por nuk kishte asnjë kënd me spond.

Atëherë 24-vjecari guxoi në dy cepat e gropës së afërt, me një precizion milimetrik dhe jo vetëm që prek bilën e verdhë, por e fut në gropë. Një goditje që habiti të gjithë. Më pas Heathcote vijoi të marrë një e nga një bilat e tjera, duke fituar sfidën me patriotin e tij Day.