MENU
klinika

Justin u përplas me paparacët për të

Hailey rrëfen incidentin e sikletshëm

12.04.2021 - 09:45

Para disa ditësh në rrjet qarkulloi një video në të cilën Justin Bieber shihej duke u përplaur me paparacët, pasi sipas tij këta të fundit kërkonin të xhironin poshtë fundit të partneres, Hailey Bieber. Në lidhje me këtë situatë të sikletshme, që u shpërnda me shpejtësi gjithandej, ka folur së fundmi edhe Hailey.

Në një intervistë të dhënë, modelja është shprehur se nuk është mësuar ende me paparacët, që i ndjekin kudo atë dhe Justin.

“Po largoheshim nga një vend me bashkëshortin tim dhe në anën tjetër të hyrjes kishte disa perde dhe unë kisha vënë re që dikush kishte fshehur kamerën poshtë perdes me kënd nga toka. Kisha veshur një fund shumë të shkurtër dhe kur hipëm në makinë i thashë Justin: ‘Mendoj se e kanë vendosur me qëllim aty kamerën dhe jam e shqetësuar se mund të kenë kapur diçka poshtë fundit tim’. Çfarë tjetër mund të shikonin?”, ka thënë Hailey në lidhje me incidentin.

Paparacët janë të njohur për bërjen e fotografive të grave që dalin nga makinat veshur me fustane apo fund dhe ka shumë foto në internet ku mund të shikosh të brendshmet e tyre, ata e bëjnë këtë me qëllim që t’i turpërojnë ato”, është shprehur modelja, duke shtuar se ajo dhe Justin ndiqen ngado nga kamerat dhe se kjo gjë duhet të jetë e ndaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN