MENU
klinika

Parashikimi për situatën politike

Haradinaj: Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje

02.04.2021 - 10:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka parashikuar se si do të rrjedh situata politike, e veçanarisht çështja e zgjedhjes së Osmanit për presidente.

Ai thotë se nuk mund të gjykojë se a do të zgjedhjet ajo presidente apo jo, mirëpo mendon se Albin Kurti ka në dorë gjithçka.

Sipas Haradinajt, Kurti mund ta çoj vendin në zgjedhje nëse nuk dëshiron që procesi i presidentit të shkojë përpara.

“Krejt kjo varet nga Kurti. Ai ka në dorë gjithçka. Mund ta çoj vendin në zgjedhje nëse dëshiron, por edhe mund të çoj procesin përpara. Ai për momentin ka gjithçka në dorë”, ka thënë Haradinaj në Pressing, përcjellë “Bota sot”.