MENU
klinika

Imazhi i parë me ngjyra nga Marsi

Helikopteri që fluturoi për herë të parë në Planetin e Kuq realizon foton

25.04.2021 - 06:58

Helikopteri Ingenuity kapi imazhin e tij të parë me ngjyra nga 5.2 metra mbi sipërfaqen e Marsit gjatë fluturimit të tij të dytë më 22 prill.

Përgatitet vijojnë për një fluturim të tretë, i planifikuar për ditën e dielë.

Sipas CNN, Ingenuity fluturoi në mënyrë autonome për gati 52 sekonda gjatë fluturimit të saj të dytë, duke u ngjitur lart 4.9 metra përmes atmosferës marsiane.

Imazhi me ngjyra, i shpërndarë të premten nga NASA, është i pari i cili u shkrep nga një mjet ajror derisa ishte lart në sipërfaqen e Marsit.

Marsi ka një të tretën e gravitetit që përjetojmë në Tokë dhe atmosfera është 1 për qind e dendësisë së Tokës në sipërfaqen e saj. Kjo e bën fluturimin e kontrolluar shumë më të vështirë në Mars.

Imazhi me ngjyra nga Marsi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!