MENU
klinika

Gjesti i rrallë

Heq dorë nga paga e muajit sepse nuk luajti

16.04.2021 - 17:28

Mbërriti në janar me rolin si zëvendës i Ibrahimovic, por me disa paraqitje të vogla, gjithçka u kthye në pikën zero pas dëmtimit në kavilje…

Qendër-sulmuesi kroat Mario Mandzukic, i cili nuk ishte kurrë në dispozicion të Pioli në mars për shkak të një dëmtimi, vendosi të heqë dorë nga pagesa mujore e marsit dhe ia komunikoi atë Milanit në orët e fundit.

“Një gjest i jashtëzakonshëm – i tha ANSA-s presidenti i Milan, Paolo Scaroni – i cili demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic dhe respektin e tij për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë për të mbështetur më tej Fondacionin Milan.

Për projekte në favor të të rinjve në kushtet e brishtësia socio-ekonomike dhe arsimore, në të cilën sporti është një mjet për përfshirjen sociale “.

Rroga e muajit mars për futbollistin është diçka e ngjashme me 300 mijë euro! Praktikisht kjo nisur nga 1.8 mln eurot që iu garantuan për 6 muaj kur rmosi deri në qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN