MENU
klinika

"The Father"

Hopkins bën historinë: më i moshuari me BAFTA!

12.04.2021 - 13:50

         Aktori veteran, Anthony Hopkins, shkruan historinë!

Në moshën 83-vjeçare, ai u bë aktori më i moshuar që fiton çmimin BAFTA, si aktori më i mirë protagonist, falë interpretimit në filmin “The Father”.

Por, aktori uellsian harroi të futej në Zoom, për të mbajtur fjalën e falënderimit, pasi ishte shumë i zënë duke pikturuar në dhomën e hotelit. Ishin familjarët e tij, të cilët  e njoftuan se çfarë po ndodhte dhe e kujtuan që të lidhej me Zoom.

“Nuk e dija që kisha fituar. Po pikturoja në dhomën e hotelit ku po rri, kur më telefonuan. Është diçka e mrekullueshme! Nuk e prisja kurrë, të më ndodhte diçka e tillë, në këtë moshë” – tha Hopkins.

“Po pikturoja, kur dëgjova brohoritjet në dhomën ngjitur”, – thënë ai. “Mendova, çfarë dreqin ka ndodhur?! Mendova se po shikonin ndonjë ndeshje futbolli. Por më pas, hynë dhe më thanë se fitova!”.

Filmi “Nomadland” ishte fituesi më i madh i çmimeve britanike BAFTA, me 4 vlerësime, përfshirë edhe atë të “Filmit më të mirë të vitit”.

Drama amerikane, me protagoniste aktoren Frances McDormand, mori edhe çmimin e aktores më të mirë, regjisorit më të mirë dhe kinematografisë më të mirë.

Ndërkohë, “Nomadland”, film për një grua që jeton në furgon, në Amerikën Perëndimore, pas telasheve financiare, kryeson me çmime në ceremoninë e sivjetme të “Bafta Film Awards”.

Ka marrë katër çmime, duke përfshirë filmin më të mirë, aktoren më të mirë. për yllin Frances McDormand, si dhe regjisorin më të mirë.

Kjo e bëri Chloe Zhao, gruan e dytë që fitoi çmimin për regjisoren më të mirë, në historinë e çmimeve “BAFTA”.

Shumica e fituesve po e shikonin ceremoninë drejtpërdrejt dhe mbajtën fjalime në distancë. Asnjë nga të nominuarit nuk ishte në “Royal Albert Hall”, ku u mbajt ceremonia.

Ylli britanik Daniel Kaluuya, u shpall aktori më i mirë dytësor, për rolin në “Judas and the Black Mesiah”.

Trofeu për aktoren dytësore shkoi te Yuh-Jung Youn, nga Koreja e Jugut, për rolin e gjyshes në dramën koreano-amerikane “Minari”. 73-vjeçarja ka thënë se çmimi do të thoshte shumë, sepse britanikët ishin njerëz “snobë”.

“Çdo çmim është domethënës, por ky i njohur veçanërisht nga britanikët, të njohur si njerëz shumë snobë, dhe ata më miratuan mua si një aktore të mirë, kështu që unë jam shumë, shumë e privilegjuar” – u shpreh ajo.

Çmimi për filmin më të mirë britanik, iu akordua “Promising Young Woman”, një triller hakmarrjeje për një grua, luajtur nga Carey Mulligan, e cila pretendon të jetë e dehur verbërisht, kur burrat e marrin në bare dhe klube.

Skenaristja dhe regjisorja Emerald Fennell, gjithashtu fitoi për skenarin më të mirë origjinal. Ajo bëri shaka, se të gjithë të përfshirët në film e kishin bërë atë, për “një ushqim të përzier” dhe ka thënë, se përvoja ishte “gjëja më e madhe në jetë “.

Fituesit e tjerë përfshinin 18-vjeçaren Bukky Bakray, e cila, u emërua ylli në rritje, pas rolit të parë, ku ajo interpretoi një vajzë adoleshente të braktisur nga e ëma në “Rocks”.

Lista e ngushtë e këtij viti përfshiu një mori talentesh, pas një proteste vitin e kaluar, kur votuesit emëruan vetëm aktorë të bardhë. Këtë herë, 16 nga 24 pretendentët, erdhën nga përkatësia etnike e pakicave, ndërsa 21 prej tyre, ishin të nominuarit për herë të parë.

Nata filloi me një nderim për dukën e Edinburgut, i cili ishte presidenti i parë në “BAFTA”, mes viteve 1959-1966. Bashkëprezantuesi Edith Bowman, tha se princi Philip “zë një vend shumë të veçantë, në historinë  “BAFTA” dhe jemi pranë Familjes Mbretërore”.