MENU
klinika

NBA

Humbin Jazz e Lakers, Suns kërcënojnë vendin e parë

13.04.2021 - 09:44

Nga dita në ditë ka surpriza në NBA. Kështu ndodhi edhe në ndeshjet e fundit në të dy konferencat. Në Lindje, Philadelphia fitoi 113-95 ndaj Dallas Mavericks, duke rimarrë kreun e renditjes.

Ndeshje e mirë e Embiid, autor i 36 pikëve, mbështetur edhe nga Korkmaz me 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Doncic për miqtë.

Në Perëndim humbet skuadra e Los Angeles Lakers, që u mund 111-96 nga New York Knicks, ndeshje e dominuar nga vendasit. Për nju-jorkezët u dallua Randle me 54 pikë e 10 rebound.

Zhgënjen skuadra e Utah Jazz, që u mund 125-121 nga Washington Wizards, duke rrezikuar kreun e renditjes në Lindje. Beal realizoi 35 pikë për miqtë, mbështetur nga Westbrook me një “triple double” (25 pikë, 14 rebound, 14 asist).

Nga kjo humbje e Jazz përfiton ekipi i Phoenix Suns, që mundi 126-120 Houston Rockets dhe konsolidon pozitat në vendin e dytë. Për Suns u dalluan Crowder me 26 pikë e Booker me 24 pikë. Skuadra e Golden State, falë 53 pikëve të Curry, mposhti 116-107 Denver Nuggets, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në play off.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN