MENU
klinika

Greqi

I hoqi respiratorin pacientit me Covid-19, arrestohet shqiptari

21.04.2021 - 08:13

Ka rënë në pranga shqiptari 60-vjeçar, i cili pak ditë më parë i hoqi respiratorin një 76-vjeçari, duke i shkaktuar vdekjen.

Në pranga ka rënë Spiro.M pasi akzuohet për vrasjen e një pacienti. Ai është dërguar në burgun e Korydalos.

Para policisë greke, ai është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishte sëmur dhe se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur.

Mirëpo kur u pyet se përse në respirator ishin shenjat e tij të gishtit, 60 vjecari nuk kishte një përgjigje bindëse për këtë, raportojnë mediat greke.

Kujtojmë që më 7 prill, dyshohet se shqiptari i bezdisur nga zhurma e respiratorit në spital, i ka hequr pacientit paisjen, i cili ka humbur jetën.