19.04.2021 - 07:57
Dy makinave në pronësi të një personi i është vënë flaka gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan.
Bëhet me dije se dy persona me kapele kanë spërkatur me benzinë makinat dhe më pas i kanë vënë flakën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ dhe se makinat janë në pronësi të Kujtim Kasnecit.
Kujtim Kasneci, është pronar i një biznesi ushqimor, dhe nuk dihet ende shkaku që ka çuar autorët në këtë veprim.
Makinat që janë djegur janë një ‘Range Rover’ me targa AA 042 VL dhe një ‘Volkswagen’ me targa AA 248 BB
Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin autorëve.