MENU
klinika

40 metra i gjatë

Ibra porosit jahtin luksoz 20 milionë euro

16.04.2021 - 16:16

Kohët e fundit rreth Zlatan Ibrahimovic ka pasur ngjarje nga më të ndryshmet brenda dhe jashtë fushës. Në mars ishte bashkë-pritës i Festivalit të Sanremos, ndërsa në sfidën e fundit të Serisë A, të luajtur nga kuqezinjtë kundër Parmës, ai dha një asist, por më pas u ndëshkua me karton të kuq për debatin verbal me gjyqtarin Maresca.

Suedezi, pra, do të mungojë në ndeshjen që të besuarit e Pioli do të luajnë kundër Genoa. Ibra, në fakt u pa në kantierin “Benetti” të Livornos, për të porositur një jaht me vlerë 20 milionë euro.

Jahti “Rebeca” është 40 metra i gjatë, me tri kuverta dhe një pishinë të gjatë me pamje nga deti, një palestër dhe një zonë “barbecue”, me xhakuzi dhe pesë kabina gjumi. Ky jaht jepet me qira javore për 190 deri në 225 mijë euro, por bomberi i Milanit duket i gatshëm ta blejë dhe ta ketë përgjithmonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN