MENU
klinika

Pas kartonit të kuq

Ibrahimovic nuk falet, gjobë dhe skualifikim

13.04.2021 - 12:46

Nuk ka falje për Zlatan Ibrahimovic. Vendimi i Gjykatësit Sportiv në lidhje me skualikimin e sulmuesit suedez pas kartonit të kuq në Parma-Milan të shtunën të mbrëmje është një ndeshje mungesë dhe gjobë 5 mijë euro.

Kjo e argumentuar pasi Ibra në minutën e 15-të të pjesës së dytë të ndeshjes, ka mbajtur qëndrim provokues dhe kritika ndaj arbitrit të ndeshjes. Lojtari suedez do të mungojë në sfidën ndaj Genoa-s, në “San Siro”, ditën e diel, në orën 12:30.

Milani nuk e apelon dot një ndeshje pasi nuk ka kohë për të shqyrtuar dosjet, por kuptohet qartë se nuk pati asnjë ofendim ndaj arbitrit Maresca, ndryshe do të ishin minimalisht dy ndeshje pezullim si të Morata dhe Rebic.

Avokati i Milanit deklaroi se dënimi është plotësisht rezultat i një keqkuptimi dhe se në fjalët e Ibrahimoviç drejtuar kryesorit të ndeshjes nuk kishte fyerje apo polemika të veçanta.

E vetmja shpresë për Zlatan dhe Milanin ishte që gjyqtari të kërkonte falje, duke deklaruar se ishte keqkuptuar, por kjo nuk ndodhi. Në raportin e tij i ka cilësuar fjalët e Ibrës si provokuese dhe kritikuese pa vend që ndikojnë në mbarëvajtjen e ndeshjes