MENU
klinika

Kolegji vendos sot për fletën e votimit

Ivi Kaso: Kandidatët të identifikohen me emra! Bindja Demokratike…

04.04.2021 - 16:23

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot për fatin e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë, e para me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit dhe jo me numra. Ndërsa e dyta lidhet me logon, që sipas tij Bindja Demokratike duhet ta ndryshojë, pasi është e ngjashme me atë të PD dhe krijon konfuzion tek votuesit.

“Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Është një sondazh që ishte bërë për disa vite dhe kishin marrë të dhjetëra vota, i cili ishte ajo portret, i propozuar edhe nga ne. Në çdo manual të drejte, për sa kohë që flitet për shtetas, njerëz, kërkohet identifikimi i tyre me emër dhe jo me numra.

Arsyeja e dytë ka të bëjë që përkrahë Bindjes Demokratike gjendet një logo që ishte bërë e ditur më datë 31 mars 2021.

Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike. Duke e njohur këtë shqetësim, po atë ditë, kemi depozituar një kërkesë me shkrim për Komisionerin Shtetëror të Shtetit, ku i kemi sjellë në vëmendje një akt, që parashikon se ne dy koalicione kanë emër ose logo të emër të njëjtë ose të ngjashme, KQZ vendos se cila nga të dyja duhet të përdorë emrin dhe logon, kjo bëhet edhe me themelimin e partisë. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm. Ne si parti nuk kërkojmë që Bindja Demokratike të ndryshojë logon për aktivitetet e tyre, por kërkesa jonë është ka të bëjë vetëm me fletën e votimit”, tha Kaso.

Kujtojmë që PD ankimoi vendimin e Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave (KAS), që pranoi kërkesën e PS-së për fletë votimi me numra, duke rrëzuar propozimin e PD-së që kishte marrë më parë “OK”-in në KQZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN