MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Ju del shpesh gjak nga hundët? Pse ndodh dhe si ta trajtojmë?

17.04.2021 - 09:52

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Ju del shpesh gjak nga hundët? Pse ndodh dhe si ta trajtojmë?

Mjeku: 

Derdhja e gjakut nga hundët është një episod i zakonshëm, sidomos të fëmijët , por  pjesën më të madhe të rasteve, mund të menaxhohet në shtëpi sepse nuk është i lidhur me asgjë shqetësuese. Emri shkencor i gjakut nga hunda është epistasi.

Gjatë këtij episodi, gjaku rrjedh nga të dyja kavitete e hundës dhe mund të jetë i pakët ose i shumtë, dhe në varësi të kësaj mund të zgjasë deri në 10 minuta.

Sipas mjekut otorino,  Antoneta Ballamaçi, pjesa e brendshme e hundës është e  pasur me enë gjaku shumë delikate të cilat dëmtohen me lehtësi, duke shkaktuar rrjedhje gjaku. Prandaj,  shkaqet kryesore janë  vendosja e vazhdueshme e gishtave në hundë, shfryrja e hundës me forcë, trauma të ndryshme, infeksione lokale, ndryshimi i temperaturave të ambienteve, shumë lagështi apo thatësi, apo dhe goditje të forta.

Çfarë të bëjmë për të ndalur gjakun nga hunda ?

Sipas doktoreshës, duhet të ndjekim disa hapa:

–          Duhet të ulemi dhe të prekim pjesën sipërme dhe të butë të hundës për të pakten 10-15 min

–          Të ulur të spostojmë trupin para në mënyrë që të dalë gjaku pa na hyrë në gojë

–          Vendosim  akull apo  qese të perimeve të ngrira, të mbështjella me një copë

–          Duhet të qëndroni ulur drejt, në vend që të shtriheni, sepse në këtë mënyrë ulim presionin në enët e gjakut

Dr.  Antoneta  Ballamaçi, thekson se për një shqetësim të tillë duhet të shkojmë te mjeku VETEM  nëse gjaku nuk ndalet.

Ajo shton që: ”Duhet të drejtohemi te mjeku otorino, nëse pacienti shfaq simptoma të anemisë, rrahjeve të zemrës, frymëmarrjes së rënduar, marrje mendsh apo zverdhje. Kujdesi më i madh është për fëmijët nën 2 vjeç ose për episode të vazhdueshme gjakderdhjeje.

 

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN