MENU
klinika

Vangjel Tavo

Kandidati i LSI: Synoj të dyfishoj vendet e punës në Gjirokastër

02.04.2021 - 08:22

Kandidati i LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo i ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxës në News24 ka folur për fushatën elektorale dhe objektivat e tij për zgjedhjet e 25 prillit.

Tavo thotë se kandidon për herë të 8-të në të njëjtën zonë elektorale prej 1996, teksa ende e pranon se është socialist, por shton se Rilindja e Edi Ramës nuk ka asnjë lidhje me socialistët, PS apo njerëzit e thjeshtë.

Ai premton se do të dyfishojë vendet e punës në Gjirokastër si dhe do të kthejë institucionet që i janë larguar qytetit në këto 8 vite.

Po ashtu Tavo ka folur edhe për tentativat e shit-blerjes së votës në qytetin jugor, presionet e kërcënimet, duke thënë se qytetarëve po u hapen llogari bankare që t’u hidhen para për fushatë në këmbim të votës.

KËNDI I INTERVISTËS

PYETJA: Si po shkon fushata?

VANGJEL TAVO: Shikoj tek të gjithë njerëzit një indinjatë, presin me padurim largimin e sektit të Rilindjes. Në gjithë qarkun njerëzit që takoj kërkojnë ndryshim. Mund të them që ka ngjashmëri me fushatat e tjera, strategjia e mazhorancës për të shfrytëzuar në fushata elektorale administratën publike, Policinë apo POlicinë bashkiake duke kërcënuar votuesit.

Ka ndryshim shumë të madh, pasi në fushatat e tjera beteja politike bëhej për ide, ekonominë, taksat, zhvillimin, shëndetësinë, integrimin, sot bëhet për bukën e gojës. Familjet gjirokastrite janë në varfëri, papunësia është rritur, rinia është larguar. Ka ndryshim shumë të madh.

PYETJA: Keni bërë dhe denoncime të forta, për shit-blerjen e votës, cilat janë problematikat?

VANGJEL TAVO: I kam bërë publike, problematikët e tentativave për të manipuluar votat e për t’i blerë. Kam bërë dhe denoncim në Prokurori. Fenomene të tilla nga mazhoranca. Për të intimiduar votuesit. Denoncova që dikush i dërguar nga Rilindja ka takuar familjarë e familje të ndryshme në fshatra e lagje të Gjirokastrës si përfaqësuesi im, për të më fajësuar mua për blerje votash.

Nga ana tjetër po e them, përpiqen me çdo kusht për të blerë votën, deri në nivelin, u kërkohet njerëzit të hapin llogari bankare, që lekët të hidhen aty, nga personat të ndryshëm, firma tregtare, me para të që vijnë nga aktivitete të paligjshme, drogës, që ka lulëzuar në vitet e fundit në Gjirokastër apo korrupsionit. E kam thënë publikisht, po t’i marrin paratë sepse janë një pjesë nga taksat e tyre, dhe votën ta hedhin aty ku e mendojnë.

PYETJA: I kanë incizuar skenat, a është e dokumentar?

VANGJEL TAVO: S’ka për të ndodhur ndonjëherë që dikush të paraqitet me emrin tim. Kandidoj për herë të 8-të. Ata duan të baltosin emrin tim publikisht. S’ka mundësi. Në të kundërt unë do dal publikisht çfarë po ndodh dhe kush po e bën tentativën apo kush do e bëjë krimin elektoral.

Kam kontakte të drejtpërdrejta me elektoratin. Njihem me familjet në Gjirokastër. Kam shkuar pothuajse në çdo shtëpi të zonës sime elektorale. Fushata nis fiks pas zgjedhjeve. Por unë komunikoj, i ndihmoj për hallet e problemet. Kandidojë për herë të 8-të në të njëjtën zonë elektorale. E njëjta gjë ndodh në Gjirokastër, deputetët turistë, marrin votën, gënjejnë, mashtrojnë, e ikin ndërrojnë zonën.

PYETJA: Si është situata në Gjirokastër?

VANGJEL TAVO: Gjirokastra ka qenë zemra e jugut të Shqipërisë. Sot është xhep gjeografik. Pikërisht për politikat e mbrapshta të kësaj mazhorancë. Sikur e theksova ka varfëri ektreme. Papunësi ektreme, ekonomia pikiatë. Rinia po largihet vazhdimisht ashtu si në gjithë Shqipërinë. Po largohen gjithë institucionet, drejtoritë rajonale, e bujqësisë, e arsimit, janë çuar në Fier, Vlorë apo Lushnje. Arkivi, që s’besoj se ka vend tjetër që duhet të ketë një të tillë si Gjirokastra, është çuar në Lushnje. Është marrë vendim për të larguar spitalin rajonal, Gjykatën e Apelit.

Gjirokastra është qark me tradita. Jo vetëm i duhen këto institucione, por të shtohen. Unë premtoj publikisht, të gjitha institucionet që janë larguar padrejtësisht do të kthehen pas 25 prillit. Jo vetëm prej marrjes së shërbimeve por edhe të kthehen vendet e punës. Jo vetëm aq, të punësohet të rinj e të reja. Punësim edhe ata me shkollë të mesme e profesionale. Të dyfishojmë vendet e punës në Gjirokastër.

PYETJA: Një mandat më pak, pse ikin njerëzit?

VANGJEL TAVO: Varfëri ekstreme, ekonomia në pikiatë, dhe normale njerëzit të ikin. Nëse pyet dhe sot në Gjirokastër, të rinjtë duan të largohen, ose të alrgojmë atë që na solli fatkeqësinë, ose ikim ne.

Numri i mandateve është ulur edhe prej sondazheve. Kanë hequr një mandat sepse po të kishte 5 Gjirokastra, sot do to fitonte opozita. Ka 4 800 raste që i kanë ndryshuar

Po të shohim listën e PS, në gjithë Shqipërinë duket që është listë opozitë. Rilindja po përgatitet për të dalë në opozitë. Janë lënë në periferi apo limit, pikërisht figura të shquara, ose janë përjashtuar fare. Kjo bëhet pikërisht për të krijuar, formatuar grupin opozitar pas 25 prillit. Ku komandanti, gjenerali, cakton ushtarët e bindur që askush nga këta pas zgjedhjeve mos ngrejë zërin për rezultatin, mos kërkojë pozicionin e kryetarit. Kryetari i Rilindjes do të vijojë të jetë kryetar i PS edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. E qartë që kjo listë është përgatitur për të dalë në opozitë.

PYETJA: Edhe politikan, edhe mjek, si e gjykoni vaksinimin?

100% fushatë politike. S’ka bërë vaki në 1 vit e më shumë, që po shohim çpo ndodh, që kryeministri të dalë kaq shumë në TV për të propaganduar arritjet imagjinare, të presë vaksinat në aeroport, 4 orë sikur po pret ndonjë personalitet të lartë shtetëror të perëndimit, të marrë pjesë në procesin e vaksinimit, të rrijë të shohë njerëzit, sa një miku im më tha hajde t’i bëjmë një kurs këtij të bëjë vaksinat. Ky nëse do ishte i interesuar, do ishin marrë masat për të përballuar këtë pandemi. E ka lënë në rënie të lirë. Jo vetëm teste s’janë bërë, jo vetëm mjekë të pambrojtur, sot akoma më keq nuk dimë nga vijnë vaksinat. Vaksinat nuk janë fruta, domate. I duhet certifikatë. Si mund të futet pa u licencuar. Si mund të futet. Nëse ju kujtohet para 7-8 vitesh është hequr certifikata e medikamenteve, për të futur në Shqipëri medikamente që nuk ishin të firmave të njohura.

Për mua, drejtësia duhet të veprojë, SPAK duhet të veprojë. Të ndalohet përdorimi i kësaj vaksine. Të bëhen analizat. Nuk është panik, të zbatojmë ligjin.

PYETJA: Pse referoheni shpesh gjatë fushatës elektorale se jeni socialist?

Unë jam socialist, jam socialist i orëve të para, por nuk mund të mos them që Rilindja s’ka asnjë lidhje me PS. Jam në kontakt me socialistë në Gjirokastër, janë të zhgënjyer. S’mund të krahasoj Rilindjen me PS. Sekti i Rilindjes nuk është i majtë, është parti e oligarkëve, s’ka lidhje me nejrëzit e thjeshtë. Rilindja nuk është e majtë, asnjë lidhje me PS. Shpirtërisht i përkas socialistëve. Këta nuk janë marrë fare me socialistët.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë