19.04.2021 - 09:43
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Automjetet dhe autobusëve duhet të…"
Greqia pezullon kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica
"Mund të kalojnë vetëm këmbësorët"
Kapshtica mbetet e mbyllur, pala greke shtyn afatin deri në…
Apeli i palës fqinje