MENU
klinika

Fleta e votimit në 25 prill

KAS miraton ankimin e PS dhe rrëzon kërkesën e PD

03.04.2021 - 14:46

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve miratoi këtë të shtunë me shumicë votash kërkesën anikmore nga subjekti politik Partia Socialiste ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e koalicionit të Partisë Demokratike të regjistruar me emrin PD-AN.

Kujtojmë që PS kishte kërkuar që në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatët të jenë me numra dhe jo me emra.

Kurse PD kishte kërkuar që fleta e votimit të kishte një renditje vertikale të listës së kandidatëve për deputetë.

Me vendimin që mori sot KAS, nëse nuk do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, në zgjedhjet e 25 prillit qytetarët do të zgjedhin për të votuar kandidatin e preferuar jo me emrin e tij, por në numrin përkatës, ndërsa në fletën e votimit, ata do të renditen horizontalisht.

Më herët gjatë mbledhjes, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, duke mbrojtur kërkesën që renditja e kandidatëve të bëhej në mënyrë vertikale dhe jo horizontale siç kishte miratuar më parë, kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha:

“E vetmja pikë që është shkelur është kriteri i qartësisë. Është aq i gjerë ligji saqë i takon vetëm diskrecionit ta përcaktojë. Besoj se kemi të drejtë kur kërkojmë një model të caktuar të fletës së votimit për të orientuar drejt vullnetin e zgjedhësve. Formalisht dispozita e cenuar është neni 98 pika 4 që është kriteri i qartësisë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"KAS të mos vonohet me vendimin për fletën e votimit"

Testohet votimi elektronik, Celibashi: Rezultati del për 30 minuta!