MENU
klinika

Veshjet në daljet e tyre publike

Kate dhe Meghan në gjurmët e stilit të vjehrrës

25.04.2021 - 06:39

Meghan Markle dhe Kate Middleton janë kujdesur që në daljet e tyre publike apo vizitat në shtete të ndryshme të sjellin dhe njëherë me anë të veshjeve një pjesë të elegancës së Princeshës më të dashur të pallatit mbretëror, të ndjerës, Princeshë Diana.

Princeshë Diana ka veshur një fustan ngjyrë jeshil nga “Catharine Walker” në një vizitë në Pakistan në muajin shtator të vitit 1991. Edhe Kate Middleton zgjodhi të njëjtën ngjyrë e model në vizitën e saj në tetor të vitit 2019.

 

Në vitin 2018 në një fejesë në Sydney, Megjan vendosi po të njëjtë vëthë me flutura që Diana i vendosi në vitin 1986.

 

Në vitin 1991 Diana veshi një kostum të zi, kombinim të cilin e risolli Kate në vitin 2016 dhe  Meghan në 2019-ën.

  

Në një dalje publike në Stockohlm në 2018-ën, Kate risolli modën e vendosur dikur nga Diana me veshjen me kuadrata të kuqe të cilën e veshi për herë të parë në 1990 në Sandringham.

 

Kombinime të tjera të sjella nga dukeshat Kate dhe Meghan të cilat janë frymëzuar nga Princeshë Diana i sjellim më poshtë përmes fotove dhe albumit të “Vanity Fair”:/revistawho.com

  

  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN