MENU
klinika

Ylli i Dallas Mavericks

Këtë kosh vetëm Luka Doncic mund ta shënonte

13.04.2021 - 15:07

Luka Doncic mund të bëjë gjithçka që dëshiron në një fushë basketbolli. Ylli i Dallas Mavericks është bërë një nga lojtarët më të mirë në NBA në sezonin e tij të tretë në moshën 22 vjeç, lojtar kyç për skuadrën, që po e mban në pozicionin e play-off-it në Perëndim.

Në ndeshjen e fundit ndaj Philadelphias ai dhuroi spektakël, por koshi nga mbrapa ishte fantastik. Teksa po futej në dhomat e zhveshjes, ai realizon një kosh në një pozicion tejet të vështirë.

Mëkat që ky kosh nuk vlejti asnjë pikë, pasi do të kishte qenë më i miri i sezonit. Në fakt, nuk është hera e parë për basketbollistin slloven që realizon kosha fantastikë, ai e ka bërë këtë shpesh edhe gjatë ndeshjeve.

Doncic ka një nuhatje të jashtëzakonshme, teksa në momentin që ndaj tij bëhet faull ai lëshon topin me një trajektore të habitshme dhe përveç që merr pikët e gjuajtje, përfiton edhe gjuajtje të lira. Një artist mashtrimi pas rënies së bilbilit. Kështu e quajnë shtatlartin slloven.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN