MENU
klinika

Babai i një djali

Kevin i ‘Home Alone’ bëhet baba për herë të parë

13.04.2021 - 09:34

Gjithë bota e njeh si Kevin e ‘Home Alone’ dhe sado që është rritur, imazhi që ne duam të kemi në mendje është ai i vocërrakut që nuk lë dy gurë bashkë dhe na kujton festat e fundvitit, periudhën më të bukur të vitit.

Lajmi më i fundit për Macaulay Culkin na tregon se tashmë ai është baba.

Partnerja e aktorit, Brenda Song ka sjellë në jetë një djalë dhe emrin ia kanë vendosur sipas motrës së ndjerë të Macaulay, Dakota Song Culkin.

Lajmi doli ndërsa vetë çifti ende nuk ka zbuluar detaje të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN