MENU
klinika

Deri më tani, Kina ka lëshuar dy satelitë...

Kina lëshon satelit për studimin e hapësirës

11.04.2021 - 07:42

Kina ka lëshuar një satelit të ri për të studiuar mjedisin hapësinor, njoftuan mediet lokale.

Sipas transmetuesit CGTN, sateliti eksperimentues u dërgua në orbitën e planifikuar rreth orës 07:01 të mëngjesit, sipas orës locale, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Taiyuan, Shanxi.

Deri më tani, Kina ka lëshuar dy satelitët Shiyan-6, në nëntor të vitit 2018 dhe korrik të vitit 2020, me objektiva të ngjashëm.

Sateliti pritet të kryejë studimin e mjedisit hapësinor dhe të zhvillojë eksperimente mbi teknologjitë e lidhura me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN