MENU
klinika

Si do të identifikohen kandidatët?

Kolegji Zgjedhor merr vendimin përfundimtar për fletën e votimit

04.04.2021 - 19:16

Kolegji Zgjedhor, këtë të dielë 4 prill la në fuqi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo emra.

FLETA E VOTIMIT


Fleta e votimit per zgjedhjet e 25 prillit
Më herët, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi që fleta e votimit të ishte me emra, por Partia Socialiste e dërgoi cështjen në KAS, i cili dje pranoi kërkesën e shumicës duke rrëzuar PD-në, që e ankimoi në Kolegjin Zgjedhor. Vendim i cili u la sot ne fuqi nga Kolegji Zgjedhor.

DISKTUIMET NE KOLEGJIN ZGJEDHOR

Në Kolegj u diskutua për më shumë se dy orë, ku përfaqësuesit politikë paraqitën pretendimet e tyre.

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso tha se padia e tyre ka të bëjë, e para me identifikimin e emrave të kandidatëve në fletët e votimit dhe jo me numra. Ndërsa e dyta lidhet me logon, që sipas tij Bindja Demokratike duhet ta ndryshojë, pasi është e ngjashme me atë të PD dhe krijon konfuzion tek votuesit.

Nga ana e saj PS tha se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin.

Ivi Kaso: Kandidatët të identifikohen me emra! Bindja Demokratike të ndryshojë logo

“Ka qenë vetë KQZ që ka nxjerrë në faqen zyrtare modele të fletëve të votimit dhe ishte një fletë që kishte marrë më shumë vota nga një sondazh i bërë. Është një sondazh që ishte bërë për disa vite dhe kishin marrë të dhjetëra vota, i cili ishte ajo portret, i propozuar edhe nga ne. Në çdo manual të drejte, për sa kohë që flitet për shtetas, njerëz, kërkohet identifikimi i tyre me emër dhe jo me numra.

Arsyeja e dytë ka të bëjë që përkrahë Bindjes Demokratike gjendet një logo që ishte bërë e ditur më datë 31 mars 2021.

Ky akt që na njohu me një logo të Bindjes Demokratike që është e ngjashme me logon e Partisë Demokratike. Duke e njohur këtë shqetësim, po atë ditë, kemi depozituar një kërkesë me shkrim për Komisionerin Shtetëror të Shtetit, ku i kemi sjellë në vëmendje një akt, që parashikon se ne dy koalicione kanë emër ose logo të emër të njëjtë ose të ngjashme, KQZ vendos se cila nga të dyja duhet të përdorë emrin dhe logon, kjo bëhet edhe me themelimin e partisë. Ato ishim aq të ngjashme sa që shkaktonin konfuzion tek zgjedhësit, sepse ne e eksperimentuam tek zgjedhësit dhe rezultati ishte i dukshëm. Ne si parti nuk kërkojmë që Bindja Demokratike të ndryshojë logon për aktivitetet e tyre, por kërkesa jonë është ka të bëjë vetëm me fletën e votimit”, tha Kaso.

Kerkesa e PS: Identifikimi i kandidatëve me numra nxjerr brenda pak orësh fituesin

“Po të shikojmë, të gjithë kandidatët bëjnë reklamën e tyre për numrat. Pra numri është ai që të identifikon, kjo bëhet që zgjedhësit të krijojë lehtësira, sepse numri gjendet më kollaj, për arsye se për të votuar janë shtresa të ndryshme të qytetarëve që duan ta kenë procesin sa më të lehtë. Fleta e miratuar nga KAS është një fletë që paraprin. Në qoftë se do të ishte e mundur të ishte e qartë me emra, po jemi dakord, brenda këtij format ku të duken qartë emrat dhe mbiemrat po jemi dakord. Por nuk ka qartësi, sepse përmasa e fletës duhet të ishte shumëfish më e madhe”, tha perfaqesuesi i PS, Eridian Salianji.