MENU
klinika

"Duhet rinisje e shpejtë e Dialogut"

Komisioneri Varhelyi uron kryeministrin Kurti

13.04.2021 - 10:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e Kryeministrit të Kosovës. “Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, Komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor: “Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Marrëveshja e tij për Kosovën dhe Serbinë do të zbatohet

Administrata Biden i ka kërkuar ndihmë Grenellit

Krerët shtetërorë: Bashkimi Europian është treguar i vonuar..."

“Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën”

Javën e ardhshme pritet të arrijë kontingjenti tjetër i vaksinave

Kosova, në dozat e fundit të vaksinave kundër Covid-19

Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti në Durrës

Flet djali i viktimës: Shkuan me simptoma të rënda në spital…